Telegrafi

Vetëm 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 803 numri i të infektuarëve

Shkon në 803 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.

Ku 8 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 140 testime që janë kryer, 5 prej të cilave janë në Tiranë, 2 në Elbasan dhe një në Durrës.

Deri më tani betejën me këtë virus e kanë humbur 31 pacientë. Zona me më shumë raste active deri më tani rezulton të jetë Kruja.

“Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 për qind e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID-19”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/