Site icon Telegrafi

Vetëm 6 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 795 numri i të infektuarëve

Shkon në 795 numri i të prekurve në në Shqipëri nga COVID-19.

Sot 6 raste të reja. Kruja, zona me numrin më të lartë të rasteve aktive në vend.

“Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 për qind e tyre rezultojnë të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarëve shkon në 531. Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID-19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID-19”, tha Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Exit mobile version