Rapid Bukureshti është duke fituar 2-0 ndaj UTA Arad në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Rumanisë.
Pas vetëm një minute lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Albion Rrahmanit, që është për të i dhjeti këtë sezon.
Për 2-0 u përkujdes Robert Badescu, që realizoi në minutën e 13-të.
Në këtë ndeshje është duke u paraqitur edhe Ermal Krasniqi, që është bashkëlojtar i Rrahmanit te Rapid. /Telegrafi/
https://twitter.com/Dardanianfan1/status/1762920193720811914