Përqindja e personave të punësuar të grupmoshës 15-64 vjeç në Bashkimin Evropian (BE), të cilët punojnë nga shtëpia, në vitin 2017 ishte 5 për qind. Kjo shifër ishte më e larta në Holandë me 13.7 për qind, pasuar nga Luksemburgu me 12.7 për qind dhe Finlanda me 12.3 për qind dhe më të ulëta është në Bullgari me 0.3 për qind dhe Rumani me 0.4 për qind. Mirëpo, punësimi nga shtëpia ishte më pak i zakonshëm në Eurozonë sesa në vendet e BE-së në tërësi me një përqindje prej 5.7 e të punësuarve.
Sipas Eurostat, përqindja e personave të punësuar në BE që ndonjëherë punojnë nga shtëpia është rritur vazhdimisht gjatë viteve, megjithëse shifra në vitin 2017 ishte pak më e ulët nga viti 2016 me 9.8 për qind, përcjell Telegrafi.
Në vendet e BE-së, më shumë të vetëpunësuar zakonisht punonin nga shtëpia apo 18.1 për qind sesa punëdhënësit me 2.8 për qind. Kjo ishte në të gjitha shtetet anëtare.
Në vitin 2017, një përqindje pak më e lartë e grave në BE zakonisht kanë punuar nga shtëpia me 5.3 për qind sesa burrat me 4.7 për qind. Megjithatë, në disa shtete anëtare, situata ishte e kundërta, me më shumë burra zakonisht punonin nga shtëpia sesa gratë. Kjo ishte dukshëm në Holandë me 14.7% e meshkujve, krahasuar me 12.6 për qind të femrave dhe Danimarka me 9.5 për qind në krahasim me 7.6 për qind. /Telegrafi/