Site icon Telegrafi

Vetëm 400 qytetarë janë verifikuar nga lista e dyshimtë e votuesve

Para katër ditësh KSHZ-ja e publikoi listën e votuesve të dyshimtë, ndërkaq numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët janë paraqitur ka arritur në 400, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më tepër qytetarë janë paraqitur në Çair, pastaj në Aerodrom, Karposh dhe Kërçovë. Nëse këta votues nuk paraqiten në KSHZ, në afat prej 25 ditësh, atëherë KSHZ-ja ka të drejtën që t’i fshij nga lista zgjedhore. Bëhet fjalë për 39502 votues./Telegrafi/

Exit mobile version