Ende pa kaluar 40 minuta që nga shpallja e pavarësisë së Katalonisë nga Spanja, Senati i Spanjës ka miratuar kontrollin direkt mbi Kataloninë.
Ky vendim vjen si kundërpërgjigje pasi që Katalonia shpalli pavarësinë nga Spanja, transmeton Telegrafi.
Mocioni për pavarësi kaloi me pjesëmarrjen e 135 asamblistëve, ku 70 votuan pro, 10 kundër dhe 2 abstenuan në votimin e shumëpritur.
Mijëra katalonas kanë “pushtuar” rrugët pranë Parlamentit spanjoll për të festuar pavarësinë e vendit, derisa kryeministri spanjoll ka bërë thirrje që të ruhet qetësia dhe të mos esklaoi situata apo të ketë dhunë. /Telegrafi/