Site icon Telegrafi

Vetëm 4% e grave trashëgojnë pronë

Mungesa e kornizës ligjore, informaliteti e të tjera, kanë ndikuar në mosrealizimin e të drejtës pronësore në Kosovë, e cila është edhe e drejtë elementare e qytetarëve.

Kështu u tha gjatë prezantimit të strategjisë kombëtare për të drejtat pronësore, ku ambasadori i SHBA-s, Greg Delawi tha se kur kishte ardhur në Kosovë nuk e dinte se do të merrej me shumë qejf me reformën e të drejtës pronësore.

Delawi tha se përparimi në të drejta pronësore është i domosdoshëm. Ai shtoi se vetëm 4 për qind e grave trashëgojnë pronë, duke shtuar se të drejtat pronësore janë edhe të drejta të njeriut.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryesues i komisionit për zbatimin e strategjisë, Hajredin Kuçi tha se kjo strategji definon gjithë atë çka dëshirojnë të bëjnë për të siguruar të drejtat pronësore.

Kuçi tha se gratë janë të përjashtuara nga e drejta pronësore dhe se është hera e parë që po merren drejtpërdrejt me të drejtat e qytetarëve.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha theksoi për një shoqëri të lirë e drejta pronësore është e drejtë elementare për të.

Ajo tha se mungesa e kornizës ligjore, informaliteti e të tjera, kanë ndikuar në mosrealizimin e të drejtës pronësore. /Telegrafi/

Exit mobile version