Telegrafi

“Vetëm 35 dollarë dhe një ëndërr”, Madonna kujton kohën kur e nisi karrierën me pothuajse asgjë në xhep

Madonna (Foto: Sean Gallup/Getty Images/gULIVER)

Sot ajo është njëra prej këngëtareve primadona të muzikës ndërkombëtare.

Madonna, sot 61 vjeçare, është njëra ndër këngëtaret më të arritura në botë, e cila numëron qindra hite e miliona shitje.

Ajo është emëruar me epitetin diva e muzikës ndërkombëtare, në sajë të karrierës së saj të suksesshme.

Madonna (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Madonna e ka nisur karrierën në moshë shumë të re, në kohët kur mundësitë ishin shumë më të kufizuara, qoftë në aspektin social apo ekonomik.

Ajo ka kujtuar së fundmi përmes një fotografie rininë e saj – kohën kur ende as nuk kishte filluar të merrej me muzikë.

Me një dhe krejtësisht të thjeshtë, Madonna tha se nuk iu deshën rrjetet sociale apo ndonjë ndihmë tjetër nga interneti për t’u bërë e famshme.

“Pa YouTube, Pa Vine, Pa The Voice, Pa American Idol, Pa Disney. Vetëm 35 dollarë dhe një ëndërr”, shkruhej në mbishkrimin e fotografisë.

Me këtë, Madonna sikur e bëri të ditur se gjithçka nisi me shumë pak para, por që me kohën arriti majat e suksesit, dhe tani është një artiste milionere. /Telegrafi/

Madonna (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)