Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë vetëm 330 doza të vaksinës kundër coronavirusit.
Bazuar në të dhënat që publikon Ministria e Shëndetësisë, numri i dozave që janë dhënë në 24 orët e fundit është më i ulëti se ditëve tjera, transmeton Telegrafi.
MSH gjithashtu ka informuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.
Kurse, deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 38 raste të reja me COVID-19.
Nga rastet e reja, 9 raste janë konfirmuar në Prishtinë, 3 në Suharekë, 3 në Prizren, 3 në Istog, 2 në Gjilan, 2 në Ferizaj, dhe nga 1 rast në Gjakovë, Fushë Kosovë, Pejë, Malishevë, Vushtrri, Rahovec, dhe Mitrovicë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit, dhe t’i respektojnë masat mbrojtëse.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 540. /Telegrafi/