Të paktën 250 ushtarë të Shteti Islamik janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Falluxha të Irakut. Sulmi vjen 24 orë pas sulmit në Stamboll ku dyshohet se ISIS është përgjegjës i Sulmit.
Mediat amerikane raportojnë se gjatë aksionit janë shkatërruar 40 vetura. Në pamje mund të shihen bombardimet e kryera nga SHBA.
Një burim ushtarak konfirmoi për BBC se një numër i lartë ushtarësh ishin nisur drejt provincës së al Qaim në kufi me Sirinë. Ky qytet është ende në duar të kalifatit, transmeton javanews.
Falluxha është çliruar ditët e fundit nga ushtria irakiane në bashkëpunim me koalicionin ndërkombëtar. Falluxha ndodhet rreth 50 kilometra nga Bagdadi dhe ende luftohet në veri të Sirisë që është nën kontrollin e kalifatit.