Telegrafi

Vetëm 22 për qind e rusëve thonë se vendi i tyre është demokratik

Qytetarët rusë thotë se vetëm 22 për qind e vendit është demokratik, e cila është përqindja më e ulët që nga viti 2005.

Kështu thuhet në sondazhin e realizuar nga Instituti rus “Levada Center”, ndërmjet datës 13 korrik dhe 8 gusht 2020.

Sipas tyre, 17 për qind e qytetarëve thotë se vendi është duke u bërë gjithnjë më autoritar, nga 12 për qind që ishte në vitin 2005.

Rreth 40 për qind e rusëve thonë se gjithnjë e më shumë mungon rendi publik, apo është shndërruar në anarki, kjo përqindje 15 vite më parë ishte 30 për qind.

Në këtë sondazh, 12 për qind e rusëve e kanë pasur të vështirë të përgjigjen për gjendjen.

Po ashtu, besimi i rusëve në presidentin Vladimir Putin gjatë muajit korrik ka rënë në një nivel të ulët.

Sipas rezultateve të publikuara po nga ky institut, vetëm 23 për qind e të anketuarve e vlerësuar Putinin kur u pyetën të përcaktojnë se cilit politikan i besojnë më shumë.

Lexo po ashtu Bie besimi i rusëve për Vladimir Putinin, niveli më i ulët që nga 2017-ta

Kjo shifër është më pak se gjysma e asaj që ishte në muajin nëntor të vitit 2017, kur 59 për qind e të anketuarve rus e emëruan Putinin si politikanin të cilit i besojnë më shumë dhe 3 pikë përqindje më të ulët se sa ishte muajin e kaluar. /Telegrafi/