Telegrafi

Vetëm 2 për qind e njerëzve mund të dallojnë çiftin e çuditshëm të fshehur mes siluetave – a jeni ju një prej tyre?

Vetëm 2 për qind të njerëzve thuhet se janë në gjendje ta gjejnë çiftin e çuditshëm të fshehur në mes të siluetave në këtë imazh.

Imazhi po qarkullon në internet – dhe shpejtë ka tërhequr vëmendje për shkak se ka bërë një pjesë e madhe e lojtarëve të mbesin ngecur “pa shpresë”.

Për të dalluar “zogjtë” e ndryshëm të dashurisë të fshehur brenda imazhit, do t’ju duhet durim – dhe ndoshta një llupë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Gati për të filluar? Është më e vështirë se sa mendoni. Vetëm njerëzit me “sy shqiponjë” mund ta dallojnë çiftin që po kërkohet.

Mos i tendosni sytë – dhe bëni një pushim nëse jeni të trullosur. Ka ende kohë për të fituar të drejtat e mburrjes ndaj miqve tuaj më pak të vëmendshëm.

Ja një ndihmë: jashtë rreshtave të siluetave, të gjithë po ndajnë një puthje pasionante – por një nga burrat po e puth partneren e tij në një vend më ndryshe se burrat e tjerë.

Dëshironi një tjetër të dhënë? Çifti që po kërkoni janë në rreshtin e mesëm.

Nëse akoma nuk e keni gjetur përgjigjen e kërkuar, fotoja e mëposhtme e shfaq qiftin e çuditshëm. /Telegrafi/