Informacionet e publikuara nga Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni thonë se deri më 30 gusht, 19,3% e të prekurve me COVID-19 janë hospitalizuar kurse pjesa tjetër janë shëruar në kushte shtëpiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga rastet e prekura me COVID-19 vetëm 19,3% janë hospitalizuar apo (janë duke) në kushte spitalore kurse tjerët janë shëruar në shtëpi me simptome të lehta apo pa simptome me pasqyrë më të lehtë të sëmundjes” shkruhet në raportin e ISHP-së.
Përndryshe, numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2191 raste, 606 kanë vdekur kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani ka arritur në 11965. Gjithësejt të prekur nga COVID-19 deri tani ka pasu 14762. /Telegrafi/