Besnik Hasi është bërë me skuadër të re vetëm 17 ditë pasi u largua nga KV Mechelen.
Trajneri kosovar u largua nga Mechelen, derisa tanimë është emëruar në krye të gjigantit belg RSC Anderlecht.
Për Hasin është rikthim te Anderelchti, pasi e kishte udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016.
Anderlechti ka vendosur të ndahet me trajnerin e deritanishëm David Hubert, derisa Hasi do ta zëvendësojë atë me një kontratë deri në fund të sezonit ku mund të vazhdohet.
Le RSC Anderlecht se sépare de David Hubert. Besnik Hasi wordt de nieuwe hoofdcoach van paars-wit. 🟣⚪
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) March 20, 2025
“E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që vijnë me të. Është kënaqësi të drejtoj edhe një herë ekipin e parë të Anderlechtit”, tha Hasi.
Hasi si trajner i Anderlechtit fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Belgjikës. /Telegrafi/