Për formësim perfekt të vitheve dhe për këmbë të forta nuk janë meritore vetëm gjenet e mira. Përkundrazi, rëndësi të posaçme kanë ushtrimet.
Ne po ju ofrojmë ushtrimet të cilat mund t’i bëni në shtëpi, pa kurrfarë pajisjeje, sepse ndonjëherë të pasmet zhgënjejnë.
Mjafton vullneti juaj dhe shumë pak minuta, për t’i bërë ato.
Përpos që kanë rëndësi funksionale, muskujt e vitheve dhe të këmbëve, kanë rëndësi edhe estetike, për t’u dukur sa më bukur, transmeton Telegrafi.
Ky ushtrim është i duhur për të liruar tendosjen e fundshpinës dhe njëkohësisht për të tonifikuar vithet.
Në të njejtën kohë do t’i forconi muskujt e këmbëve, kurse me ushtrimet e rregullta do të keni rezultate fantastike..
Ndani 15 minuta për çdo ditë rreth një muaj dhe nuk do të pendoheni.
Ju do të filloni të shihni ndryshime në vithe dhe këmbë brenda një muaji.
/Telegrafi/