Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga ta 12 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 24 të tjerë janë post covid.
Në njoftimin e bërë për media nga SHSKUK thuhet se “Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient”.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spital i Pejës, 4 pacient
Spitali i Gjakovës, 4 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacient
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës. Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/