Site icon Telegrafi

Vetëm 112 centimetra i gjatë, djaloshi po ndjek ëndrrën e tij – për t’u bërë bodybilder (Video)

Amr Ibrahimi është një 16 vjeçar egjiptian që ëndërron të bëhet bodybuilder. Edhe pse vetëm 112 centimetra i gjatë, ai po lufton të gjitha barrierat që e pengojnë të realizojë ëndrrën e tij.

Ky djalosh mund të jetë i shkurtër por kjo gjë nuk e ka penguar të luftojë për ëndrrat e tij.

Amr Ibrahimi ka një vullnet të paparë dhe një dëshirë të madhe për t’u bërë bodybuilder.

Siç shkruajnë mediat, 16-vjeçari egjiptian ka dalë kundër të gjitha barrierave që e pengojnë atë për të realizuar ëndrrën e tij.

Ibrahimi është vetëm 112 centimetra i gjatë, por asnjë aparat nuk mund të masë vullnetin e tij.

Amr po konkurron me njerëz që nuk kanë përmasat e tij.

Ai stërvitet vazhdimisht dhe gjithashtu punon edhe në dyqanin e babait të tij.

Exit mobile version