Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.
Në total numri i rasteve aktive është 673. /Telegrafi/