Qeveria japoneze ka pranuar se njerëzit në të gjithë vendin mund të kenë pak kohë të çmuar për t’u mbuluar nga një sulm raketor i Koresë së Veriut: vetëm 10 minuta.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, miliona njerëz kanë vizituar një uebfaqe qeveritare në të cilën detajohet se çfarë duhet bërë njerëzit në rast të një sulmi.
Kryetari i Bashkisë së Osaka, Hirofumi Yoshimura, ka njoftuar se qyteti do të ngrejë një ekip reagimi në rast të ndonjë nisjeje të raketave të Koresë së Veriut, sulmit bërthamor ose sulmit ndaj Koresë së Veriut nga ana e SHBA-ve.
Megjithatë, kryebashkiaku ka thënë: “Varësisht nga rasti, paralajmërimet dhe alarmet mund të aktivizohen vetëm katër ose pesë minuta para se të arrijë një raketë”.
Bëhet e ditur se muajin e kaluar, disa njerëz në Japoni përfunduan një stërvitje evakuimi, të parën të tillë në Japoni, të përqendruar rreth një sulmi të mundshëm me raketa nga ana e Koresë së Veriut.
Japonia thuhet se planifikon të përdorë një sistem që transmeton informacion rreth një sulmi të ardhshëm raketor nëpërmjet satelitit, telefonit dhe hapësirës kibernetike tek zyrtarët lokalë të menaxhimit të fatkeqësive.
Në momentin që ky sistem aktivizohet, qeveritë lokale do t’i transmetonin paralajmërimet përmes altoparlantëve, kanaleve televizive transmetuese emergjente, transmetimeve radiofonike FM dhe alarmeve telefonike.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur më tej, përcjell Telegrafi, faqja e portalit thotë se nëse jeni jashtë, kur një paralajmërim është zhurmuar, gjeni ndërtesën më të fortë të betonit që mund të shkoni nën tokë, nëse është e mundur.
Familjet në shtëpi kërkohet të qëndrojnë të shtrirë në dysheme dhe nën tavolina, larg dritareve. Nëse nxënësit janë në shkollë, ata duhet të fshihen nën tavolina. /Telegrafi/