Site icon Telegrafi

Vetëlëndohet studenti në Manastir

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir njofton se 17 vjeçari nga Manastiri është vetëlënduar me thikë, mbrëmë në konviktin studentorë “Koço Racin”, në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Djaloshi është shtrirë në shtrat ku sipas deklarimit të tij, ka pasur thikë dhe është lënduar duke marrë plagë të rëndë në shpinë.

Pas ngjarjes djaloshi është dërguar në spitalin klinik në Manastir, ku i është konstatuar plaga e madhe dhe është mbajtur për kurim të mëtejshëm në spital. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer SPB-ja në Manastir dhe po merren gjitha masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version