Site icon Telegrafi

Vetëhelmohet 27-vjeçari, humbi një mln lekë në kazino

27-vjeçari Aleksandër Ndreca ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, pas një gjendje depresive pas humbjes së parave në kazino. Ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Laçit ditën e mërkurë nga tre të rinj, të cilët e gjetën të shtrirë në një nga trotuaret e qytetit në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rënduar, Ndreca është nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sipas policisë, pas provave në vendin e ngjarjes dhe dëshmive të të pranishmëve në kazino, rezulton se 27-vjeçari është futur të luaj që në orën 09:00 të mëngjesit dhe ka humbur një shumë prej 100 mijë lekësh të reja. I tronditur nga ky fakt, ai ka tentuar të vetëflijohet, duke pirë fostoksinë.

Mjekët më spitalin Ushtarak konfirmojnë shpresën për rikthimin në jetë normale të të riut, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version