Mësohet se viktima Tatjana Halili ka pirë një helm të llojit “Vovotoks”, i cili përdoret për spërkatjen e rrushit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër në rrethin e Elbasanit, ku viktima u gjet e vetëhelmuar. Ajo u dërgua në spitalin e Elbasanit nga familjarët e saj, ku edhe ndërroi jetë, dy orë pasi ajo kishte pirë pesticidin.
Sipas të dhënave të grupit hetimor, mësohet se 19-vjeçarja, rreth 6 muaj më parë ka humbur bashkëshortin e saj A. H., nga një sëmundje e pashërueshme, vdekjen e të cilit ajo e kishte kaluar në gjendje të rëndë depresive. Një muaj më pas ajo kishte marrë vajzën dy vjeçare dhe ishte kthyer në fshatin e vajzërisë.
Sipas mjekut reanimator, Behar Gjevori, në këtë stinë, bazuar edhe në precedentët e mëparshëm, janë të shumta rastet e vetëvrasjeve./Telegrafi/