Kostandin Xhuvani ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit Alfred Musabelliu, në 12 shkurt të këtij viti. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Visha”, në Tiranë, ku djali i aktores dhe deputetes Luiza Xhuvani, së bashku me Albi Zelën, 23 vjeç dhe Donald Ymerin, 22 vjeç, dyshohen se kanë vrarë 26-vjeçarin Afred Musabelliu.
Konstandini u zhduk menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, kurse dy shokët e tij janë arrestuar si bashkëpunëtorë. Gjykata ka lënë në burg Albi Zelën dhe në arrest shtëpie Ermal Gjiçin, si përkrahës i autorëve të ngjarjes. /Telegrafi