Është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici avokati Alban Bengasi, i cili do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas së tij.
Vetëdorëzimi i tij erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i shtoi dënimin me mbi 3 vite burg, pasi kishte fituar lirinë pas kryerjes së dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë vetëm për dhunë në familje.
Apeli i Posaçëm vendosi këtë të enjte ta dënojë Bengasin me 7 vite burg për dhunë në familje në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal si dhe në aplikim të nenit 334 pika 1, që i shton dënimit edhe pesë vjet burgim. Brengasi do të paguante me 120 mijë euro Nuredin Dumanin për vrasjen e ish-gruas së tij.
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumanit, ka zbuluar porosinë e avokatit, fillimisht për ta dhunuar ish-bashkëshorten dhe më pas për ta ekzekutuar atë kundrejt pagesës.