Site icon Telegrafi

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e ‘Shqiponjave’

Është vetëdorëzuar në polici 23-vjeçari Azgan Mernica, i cili ekzekutoi me armë zjarri, efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia.

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit.

Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë.

Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes për t’u vetëdorëzuar këtë mbrëmje edhe pse policia ishte vënë në kërkim të tij prej disa orësh.

Kujtojmë se pak orë më parë, daja dhe halla e 23-vjeçari për Euroneës Albania, i bën thirrje nipit që të vetëdorëzohet.

Ndërsa burime bëjnë me dije se vetë babai i autorit të vrasjes ka qenë në kërkim të të birit së bashku me forcat RENEA dhe FNSH.

Exit mobile version