Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Tërpez të Vitisë ka ndodhur një vetë aksident trafiku, ku ngasësi mashkull kosovar me motorin e tij është aksidentuar duke humbur kontrollin mbi motoçikletë me ç‘rast ka dalë jashtë rrugës.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore i njëjti dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në motoçikletë. /Telegrafi/