Telegrafi

Vetëm shtatë minuta i dashtën Benzemas për të shënuar het-trik: Reali po e shkatërron Valladolidin

Karim Benzema ka realizuar het-trik brenda shtatë minutash në takimin që po e luan Real Madridi ndaj Valladolidit në kuadër të javës 27-të në La Liga.

Fillimisht, Rodrygo shënoi për 1-0 në minutën e 23-të, me një asistim të Marco Asensisos.

Më pas ishte i gjithë spektakli i Karim Benzemas që realizoi het-trik për shtatë minuta.

Goli i tij i parë erdhi në minutën e 29-të, kur Vinicius Junior asistoi te francezi që realizoi për 2-0.

Të dytin, fituesi i Topit të Artë e shënoi në minutën e 32-të, kur u asistua nga Rodrygo.

Braziliani e asistoi edhe një herë Benzeman (36’), që kompletoi het-trikun e tij dhe për rezultatin 4-0.

Deri më tani në këtë sezon, Benzema ka shënuar 14 gola dhe ka tri asistime. /Telegrafi/