Reagimi i kryeministrit Isa Mustafa ndaj gazetarit Kajtazi, i cili u nxit pas raportimit se vëllai i kryeministrit kishte kërkuar azil për shërim, nxiti debat rreth cenimit të privatësisë, raporton KTV.
Mustafa u prek që u zbulua se vëllai i tij vuan nga një sëmundje e rëndë.
Por, është vetë kryeministri i cili muajin e kaluar pasi ndau 10 mijë euro nga buxheti për një paciente, ia publikoi emrin dhe diagnozën.
Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, zbulimi i gjendjes shëndetësore të pacientëve konsiderohet e dhënë e ndjeshme.