Site icon Telegrafi

I vetë-izoluar në Brezovicë, Ermal Fejzullahu: Durim edhe pak, do bëhet mirë për gjithë njerëzimin

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ermal Fejzullahu, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Këto ditë izolimi krijuesi i hitit “Për një dashuri” është duke i kaluar në shtëpinë e tij në Brezovicë, së bashku me familjen.

Duke qenë se tashmë kanë kaluar dy javë nga kjo situatë, Fejzullahu përmes një postimi të publikuar së fundmi në Instagram thotë se duhet të kemi durim edhe pak, me shpresë se do bëhet mirë për të gjithë.

 

“Uroj të jeni mirë me shëndet të gjithë kudo që jeni. Durim edhe pak me shpresë se do të bëhet mirë për gjithë njerëzimin”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ermal Fejzullahu

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e ndjekësve të tij në hapësirën për komente.

Ermali javë më parë solli këngën e tij “Për një dashuri”, në një version tjetër në bashkëpunim me këngëtarin Butrint Imeri.

Për vetëm një muaj ky projekt grumbulloi mbi tetë milionë shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version