Telegrafi

I vetë-izoluar në Australi, Ramë Lahaj me mesazh inkurajues në rrjetet sociale

Në kohën kur të gjithë po përballemi me pandeminë e coronavirusit, një mesazh sensibilizues ka ardhur edhe nga tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj.

Ky i fundit ka shfrytëzuar llogarinë zyrtare, Instagram, për të ndarë disa këshilla me publikun dhe fansat e shumtë që numëron në këtë rrjet.

Ai sugjeron t’i përfillim sa më shumë masat parandaluese dhe të qëndrojmë në shtëpi derisa të kalojë kjo furtunë e madhe.

Përgjatë videos, tenori nga Istogu tregon se është vetë-izoluar në Australi dhe tanimë ka anuluar të gjitha shfaqjet e tij.

“Të dashur bashkatdhetarë, më shumë se kurrë na duhet kujdes e përkushtim për ta luftuar këtë PANDEMI të rrezikshme që ka përfshirë gjithë botën, andaj përfillni të gjitha masat parandaluese dhe bëni durim”.

Lexo po ashtu Albin Kurti përzgjedh edhe video-mesazhin e Adriana Matoshit për të transmetuar këshilla te ndjekësit

“Të qëndroni në shtëpi, derisa të kalojë kjo furtunë e madhe. Zoti ju ruajt”, ka shkruar ndër tjerash Lahaj.

Përndryshe, në Kosovë vetëm pak më parë u konfirmuan edhe dy raste të prekura me coronavirus apo COVID-19. /Telegrafi/