Telegrafi

Vetë dorëzohet në polici, personi i dyshuar për ndihmë në vrasjen e shkupjanit në QT “Mavrovasja”

I dyshuari për ndihmë në kryerjen e vrasjes së ndodhur dje në afërsi të QT Mavrovasja, është paraqitur vetë në polici.

Ministria e Brendshme konfirmon për Kurir se personi është paraqitur vetë në komisariatin e Kisella Vodës pasditen e sotme.

Gjykata Penale i ka caktuar sot 30 ditë paraburgim të dyshuarit kryesor të arrestuar.

Personi i dytë që u ndalua është lënë i lirë.

Lidhur me të, Ministria e Brendshme bëri të ditur sot se deri në këtë moment nuk është konstatuar asnjë lidhje me ngjarjen dhe ai është lënë i lirë.