Një vetë aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Llabjan ku janë lënduar katër persona.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Telegrafin se dyshohet që vozitësi e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.
“Ka ndodhur një vetë aksident në fshatin Llabjan në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Në veturë kanë qenë katër persona dhe janë lënduar. Deri të arsyeja e vetë aksidentit dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga”, ka thënë Hashani.
Sipas tij të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta.
“Personat e lënduar janë dërguar në spital. Ata kanë marrë lëndime të lehta dhe për këtë janë lëshuar nga spitali”, ka thënë ai./Telegrafi/