Telegrafi

Vetaksident në Rixhevë të Klinës – lëndohen dy persona

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Rixhevë komuna e Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.

Rugova shtoi se njësiti rajonal i trafikut është duke u marrë me rastin. /Telegrafi/