Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Rixhevë komuna e Klinës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.
Rugova shtoi se njësiti rajonal i trafikut është duke u marrë me rastin. /Telegrafi/