Një veturë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur duke shkaktuar vetaksident në Skenderaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë për Telegrafin se dy persona kanë mbetur të lënduar.
“Një veturë në Skenderaj ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Kështu ajo është vetaksidentuar. Janë lënduar dy persona”, ka thënë Zahiti.
Ndryshe në raportin e policisë gjatë 24 orëve kanë ndodhur 5 aksidente trafiku. Prej tyre 12 aksidente me të lënduar, ndërsa 23 aksidente me dëme materiale./Telegrafi/