Telegrafi

Vetaksidentohet një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës nëntë në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku një kamion që qarkullonte në drejtim të Pejës ka goditur dheun që ndodhet anash rrugës.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, derisa, janë krijuar kolona të gjata. /Kosovapress/