Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, është vetë-aksidentuar sot në afërsi të fshatit Besi të Prishtinës.
Në një prononcim për Telegrafin Veliu ka thënë se ishte një vetë-aksident dhe se nuk është lënduar.
“Kam qenë vetëm unë, do të thotë ishte një vetë-aksident i vogël. Nuk jam lënduar, nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Telegrafin se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 17:30 Policia ka marrë informatën për një vetë-aksident të ndodhur në magjistralen Podujevë -Prishtinë respektivisht në fshatin Besi. Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit”, ka theksuar Borovci./Telegrafi/