Telegrafi

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet rëndë një person

Një person ka marr lëndime të rënda trupore si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti po ashtu theksoi se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Telegrafi/