Telegrafi

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, humb jetën një femër

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar se në vetaksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka humbur jetën një femër.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30.

“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor.  Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër)  ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/

—-

Një vet-aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferziaj.

Telegrafi mëson se deri te vet-aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi veturën, ku pastaj vetura ka goditur objektin e KFC.

Nga ky aksident janë lënduar dy femra, ku si pasojë e lëndimeve të mëdha njëra ka humbur jetën.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar. /Telegrafi/