Site icon Telegrafi

Vetaksident në Lobuzhdë të Istogut, vdes ngasësi i veturës

Foto ilustruese

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur këtë të enjte në Lobuzhdë të Istogut.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se në veturë ndodhej vetëm viktima.

“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori./Telegrafi/

Exit mobile version