Telegrafi

Vetaksident në Ferizaj, një femër e lënduar

Foto: Ilustrim

Një femër ka marr lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:10 në fshatin Gërlicë, në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima derisa ishte duke lëvizur, për shkaqe të panjohura humb drejtimin, rrokulliset dhe bie në hendek, ku si pasojë e aksidentit pëson lëndime trupore.

“E lënduara është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/