Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35 në fshatin Softaj të Ferizajt.
Policia ka njoftuar se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura del jashtë rruge dhe aksidentohet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim te prokurorit trupoi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /Telegrafi/