Telegrafi

Vetaksident me motoçikletë, vdes një person

Një person gjersa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë me katër rrota në fshatin Suhodoll të Graçanicës, është rrokullisur, ku si pasojë drejtuesi ka vdekur disa orë pas aksidentit, ndërsa pasagjeri i mitur ka pësuar lëndime trupore.

Fillimisht të dy janë transportuar në QKUK, ndërkaq drejtuesi i motoçikletës rreth orës 22:35 ka ndërruar jetë.

Pasagjeri është liruar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

Foto: Ilustrim