Telegrafi

Vetakisdent në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Korreticë të Epërme.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë për Telegrafin se si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar.

“Rreth orës 13:50 afër afër Parkut të Biznesit në Korreticë të Epërme, drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku-vetë aksident, ku dyshohet se automjeti i tipit Reno Clio me targa vendore për shkak të mos përshtatjes se shpejtësisë në rrugë ka godit në pjesën anësore dhe është rrokullisur. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dal dy autoambulanca dhe kanë marr personat e lënduar. Njësia patrulluese policore, përfshirë hetuesin kompetent nga Njësia për kontroll të autostradës janë marr me rastin.

Hoxha ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jene me të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik, në veçanti te ju përmbahen kufizimeve të shpejtësisë që përcaktohen përmes shenjave në rrugë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet e tilla që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda në njerëz. /Telegrafi/