Site icon Telegrafi

“Vet s’më le”, kënga më e re nga grupi “Marigona”

Grupi i njohur shqiptar, “Marigona”, është rikthyer me projektin e ri muzikor, i cili është shoqëruar edhe me një videoklip.

Kënga më e re e tyre quhet “Vet s’më le” me tekst të Vjosa Selmanit, muzikë të Ilir Tolajt, ndërsa orkestrimin e ka realizuar vet “Marigona”.

Për videon është përkujdesur Fatlum Hajrullahu, Valon Mustafa dhe Bedri Asllani.

Grupi Marigona (Foto: YouTube)

Vokalisti i këtij grupi, Vullnet Sefaja vjen me një paraqitje mjaft atraktive, gjersa shquhet për zërin e tij të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marigona

Projekti tanimë është lansuar në platformën YouTube dhe pritet të ketë suksesin e merituar nga publiku.

“Marigona” përndryshe është themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës, dhe këtë vit shënojnë 30-vjetorin e themelimit. /Telegrafi/

Exit mobile version