Site icon Telegrafi

Ministri i shëndetësisë infektohet me coronavirus, vet-izolohet qeveria irlandeze

Kryetari i parlamentit irlandez, Sean O Fearghail ka njoftuar se të gjithë anëtarët e kabinetit duhet të vetë-izolohen.

Transmetuesi kombëtar irlandez RTÉ ka raportuar se Ministri i Shëndetësisë, Stephen Donnelly ka rezultuar pozitiv pasi bëri testin kundër coronavirusit.

E gjithë kjo ndodhi pasi që ministri nuk iu ndie mirë dhe kishte temperaturë, raporton BBC-ja.

Kryetari i parlamentit pohoi se duke ndjekur “informacionet e fundit që vijnë nga terreni, kabineti duhet të izolohet tani në Dublin”.

Ndryshe, Donnely pohoi se edhe seancat parlamentare janë pezulluar për të paktën deri në javën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version