Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lubozhd të Istogut.
Nga pamjet e publikuara shihet se vetura e tipit BMW është vetaksidentuar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 08:17.
Sipas tij nga ky vetaksident ka pësuar lëndime shoferi i veturës.
“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.
Siç shihet edhe nga pamjet dëmet materiale janë të mëdha. /Telegrafi/