Një person ka shkaktuar vetë-aksident në Kaçanik, ndërsa si pasojë personi tjetër që gjendej në veturë, i mitur ka ndërruar jetë.
Një i mitur ka marrë lëndime fatale me ç’rast ka ndërruar jetë, pasi shoferi i veturës në të cilën ndodhej i mituri, nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:15 në fshatin Biqec, në Kaçanik.
“ Si pasojë e aksidentit, lëndime fatale ka pësuar një pasagjer i mitur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim