Site icon Telegrafi

Vetёm Bah-u u erdhi nё ndihmё tetovarёve!

Tё rrethuar me mbeturina, muajin e kaluar artistёt dhe publiku mbajtёn maska dhe u kёnaqёn nё shfaqjen e suitёs „Ajri“ nga Bah, nё shenjё proteste kundёr grumbullimit tё mbeturinave nё hyrje tё Tetovёs. Nё ambientin rreth tyre, nё deponinё e egёr, normalisht se nuk u kёnaqёn. Shfaqja e pazakontё me dy violonçelo nё deponi kishte aspekt humanitar dhe dёrgoi apel tё qartё – tё largohet e gjithё ajo qё shkakton pёrhapjen dhe paraqitjen e sёmundjeve. Shfaqja e pazakontё, por me shumё pёrshtypje u organizua nga shoqata ekologjike „Eko Guerila“.

Lexo po ashtu Një protestë ndryshe e artistëve tetovarë kundër deponisë së bërllogut (Video)

„Nё Tetovё probabiliteti mё i madh ёshtё tё mbijetosh nёse ndёrpret frymёmarrjen se sa tё marrёsh frymё!“, ёshtё njёri ndёr komentet e njohura tё aktivistit civil, kurse mё e tmerrshme ёshtё se pёrmbajtja nuk ёshtё hajgare, por e vёrtetё e hidhur.

Pёrveç me zёrat e violonçelove, tetovarёt edhe me hajgare nё kurriz tё tyre pёrpiqen sёpaku tё mbajnё shёndetin e tyre mental, derisa gjatё tёrё viti thithin ajёr tё ndotur. Tё dhёnat janё edhe mё tё tmerrshme, nё afat prej katёr muajve, vetёm 15 ditё ajri nё qytet nuk ёshtё i ndotur.

„ Nё Tetovё probabiliteti mё i madh ёshtё tё mbijetosh nёse ndёrpret frymёmarrjen se sa tё marrёsh frymё!“, ёshtё njёri koment i njohur i Damir Nezirit, aktivist nga Tetova, i cili shpesh bёn hajgare nё llogari tё tij, por edhe nё llogari tё bashkёqytetarёve tё tij, tё cilёt nё pjesёn mё tё madhe tё vitit luftojnё me valёt e ndotjes ekstreme tё ajrit. Neziri vitin e kaluar u bё i njohur nё rrjetet sociale, pasiqё me indekset mё tё reja tё ndotjes nё qytet, shpesh i dёshironte „mirёmёngjes“ prefektes sё tetovёs Teuta Arifi.

Ajri helmues nuk i vёri nё lёvizje qeverinё dhe komunat

Mё defitiste ёshtё fakti se qyteti nёn Sharr e fitoi titullin „qyteti mё i ndotur nё botё “. Vitin e kaluar nё Tetovё u matёn 915 mikrogramё PM10 grimca nё metёr kub, kurse kufiri maksimal i lejuar nё Bashkimin Evropian ёshtё 50 mikrogramё nё metёr kub.

Stacioni mbingarkues i lokalizuar nё hyrje tё Tetovёs, me karakter tё pёrkohshёm, ku pёrkohёsisht duhej tё grumbullohen mbeturinat, moti kohё e humbi atё kuptim dhe u bё deponi e egёr. Edhe njё apsurd – ajo gjendet nё afёrsi tё prodhuesit mё tё madh tё bukёs, produkteve tё brumit, brumoreve dhe mielllit „Zhito Pollog“! Grumbujt e mbeturinave me mijёra tonelata hudhen nё deponi, kanosen tё bёhen mё tё larta se mali Sharr. Nga kodrat me mbeturina dalin shpezё tё ndryshёm, mace, qenё dhe gjithçka tjetёr qё transmeton papastёrtinё nё qytet dhe janё bartёs serioz tё sёmundjeve tё ndryshme ngjitёse. Deponia u kanoset tetovarёve edhe nё ditёt e ftohta, por mos tё flasim pёr ditёt e nxehta verore.

Ajri i pastërt nuk është luks për ti lejuar vetes një herë në vit, por e drejtë e të gjithë qytetarëve

Aktivistёt civil dhe mjekёt moti kohё kanё paralajmёruar se mbeturinat nё deponinё e egёr seriozisht e ndtin ajrin.

Ka indicje tё konfirmuara se objekte industriale dhe afariste kanё sisteme individuale tё furnizimit me ujё nga ujёrat nёntokёsore, qё njashtu po ndoten.

Kёtu krijohen materie kancerogjene. Sa mё shumё tё zgjas kjo agoni aq mё i madh ёshtё rreziku pёr njerёzit – paralajmёroi seriozisht nё korrik Xhavit Fejzuli, spesialist pёr higjienё dhe mjekёsi sociale.

Jo mё pak materie kancerogjene lёshojnё edhe oxhaqet e kombinatit industrial „Jugohrom“, i cili gjendet rreth 15 kilometra largёsi nga qyteti dhe i cili padyshim ёshtё shkaktari kryesor pёr ndotjen nё Tetovё. „Jugohromi “ pёrfundimisht nё fillim tё muajit tё kaluar e ka marrё lejen pёr ndёrtimin e sistemit kompleks pёr çpluhurizim, kurse reparti i parё, sipas prognozave mё optimistike, do tё jetё gati nё fillim tё vitit tё ardhshёm. Kjo do tё thotё se edhe njё dimёr tetovarёt do tё jetojnё nё dhoma gazi.

Kemi tё drejtё nё mjedis tё pastёrt jetёsor

Tetovarёt dhe aktivistёt vitin e kaluar kёrkuan nga ky kombinat qё tё mbyllet nёse nuk vendosё filtra, kurse para disa ditёsh prefektja e Tetovёs Teuta Arifi tha se do tё kёrkojё nga Qeveria qё „Jugohromi“ tё mos punojё deri nё mars tё vitit 2017, nёse nuk vendosё filtra. Kjo edhe nuk u duk aq optimistike, sepse pёrpjekjet e fushatёs pёr ajёr tё pastёr nё Tetovё nuk janё tё panjohura, dhe nga ana tjetёr paralelisht ndotёsve tё mёdhenj po u shikohet ndёr gishta.

Kurse pёr gjenocidin ekologjik nё tё cilin janё tё ekspozuar tetovarёt, dёshmojnё edhe kavanozёt me lule qё prodhojnё oksigjen, qё janё tё vendosur nёpёr Tetovё. As protestat kёmbёngulёse tё mijёra tetovarёve nuk e zgjuan ndёrgjegjen e kompetentёve se janё pёrgjegjёs pёr kёtё ekocid../Ne vendosim/ /Telegrafi/

Exit mobile version