Në manifestimin festiv, që PDK-AAK-Nisma, janë duke mbajtur në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, po marrin pjesë Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, ndërsa lideri i Nismës Fatmir Limaj, nuk është duke marrë pjesë. Veseli uroi Kosovën për fitoren në zgjedhjet siç tha janë shembull.
“Kjo është Kosova jonë demokratike, kjo është Kosova jonë perëndimore, ky është Fillimi i ri. Do të punojmë fuqishëm me ju. Do të punojmë për të gjithë, edhe për ata që nuk kanë votuar për ne. Do të punojmë fuqishëm bashkë për ta dërguar Kosovën përpara”, tha Veseli.
Ai tha se është koha për të kthyer besimin e qytetarëve tanë, përmes veprimeve dhe vendimeve.
“Kjo është fitore për t’i ndihmuar njëri tjetrit, të rinjtë tanë e gratë tona duan përfaqësim e fuqizim, këtë do ta mundësojmë vetëm ne”, ka shtuar Veseli.